Spiropali pret Drejtoren e Ballkanit Perëndimor pranë KE-së

Mos i humb

Tiranë, 13 Tetor 2025 – Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali mikpriti sot Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti.

Në fokus të bisedimeve ishte partneriteti i fortë dhe përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë ndaj integrimit në BE.

Postimi i plotë i Ministres Spiropali

“Mëngjesin e sotëm mirëprita Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Lindore pranë Komisionit Evropian, Valentina Superti, e cila ndodhet në Tiranë për Forumin e Investimeve BE – Ballkani Perëndimor që mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Vijojmë intensivisht përmbushjen e detyrimeve për çeljen e kapitujve të fundit, negociatat për mbylljen e kapitujve të hapur, mbërritjen e standardeve për përfitimin e mbështetjes financiare të BE-së përmes Planit të ri të Rritjes, si mjet i integrimit dhe fuqizimit rajonal.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit