Spiropali viziton Qendrën Mjekësore në Kiev: Mijëra sakrificë sublime në një luftë të padrejtë

Mos i humb

Në kuadër të vizitës në Kiev, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali vizitoi Qendrën Mjekësore të Ministrisë së Brendshme ku ofrohet  rehabilitim për personat e dëmtuar në frontin e luftës.

Spiropali bisedoi me luftëtarët që i nënshtrohen procesit të rehabilitimit pas dëmtimeve e plagëve të rënda të marra duke mbrojtur trimërisht tokën e Ukrainës.

Sipas saj, “janë me mijëra ata që kanë bërë e bëjnë sakrificën sublime, e familjet e tyre jetojnë me trauma të rënda të një lufte të padrejtë”.

“Shërbimi i tyre deri në sakrificë ndaj atdheut, është një shërbim i lartë për mbrojtjen e dinjitetit dhe lirisë njerëzore në kontinentin tonë”, u shpreh Spiropali.

Prej ditës së djeshme Spiropali po zhvillon një vizitë zyrtare në Kiev ku u takua me zyrtarë të lartë të Ukrainës. Në takime Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën përballë sulmeve masive që kanë targetuar popullsinë civile dhe infrastrukturën kritike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit