Thinjat, mbrojtje antitumorale

Mos i humb

Një studim i fundit i një grupi shkencëtarësh japonezë ka zbuluar se njerëzit e thinjur janë më të mbrojtur nga melanoma.

Thinjat janë pasojë e një mekanizmi mbrojtës antitumoral të organizmit. Vijnë si pasojë e dëmtimit të qelizave staminale, të cilat zgjedhin të autoeliminohen dhe jo të vijojnë jetën, duke u shtuar e duke favorizuar zhvillimin dhe shfaqjen e melanomës, tumorit të lëkurës.

Ky është konkluzioni i një studimi të realizuar në laborator te kaviet nga Universiteti i Tokyos, studim i publikuar më pas në revistën shkencore Nature Cell Biology.

Ky rezultat, shpjegojnë autorët, nuk do të thotë që thinjat të mbrojnë nga tumoret, por është një nga alternativat e qelizave staminale.

Tek rasti në fjalë, qelizat që gjenden në kokë prodhojnë pigment duke i dhënë ngjyrë lëkurës dhe flokëve. Në momentin që këto qeliza dëmtohen në nivel AND, ato staminale diferencohen e shkëputen në mënyrë të pakthyeshme, duke shkaktuar ndryshimin e ngjyrës së fijes së flokut dhe duke e bërë gri.

Këto rezultate tregojnë se vetë popullata e qelizave staminale mund të ndjekë fate dhe rrugë të ndryshme, pra vetëflijim ose zgjerim, në varësi të tipologjisë së stresit dhe sinjaleve të mikromjedisit.

Pra, ky është një ndër reagimet e organizmit ndaj faktorëve të jashtëm, çka do të thotë se procesi i thinjes dhe melanoma janë reagime të lidhura me njëra-tjetrën, si pasojë e stresit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit