Tregtonin mallra kontrabandë, arrestohen 2 punonjës të një poste private në Tiranë

Mos i humb

Seksioni i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi tregtonin mallra kontrabandë. Në pranga kanë rënë Bledian Zagradi dhe Aldo Rubiku, të dy punonjës në një postë private. Gjithashtu është shpallur në kërkim administratori i postës në fjalë.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunimin me njëri-tjetrin se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Online”.

Tregtonin mallra kontrabandë, vihen në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të punës dhe goditjeve të njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Online”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

-B. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe A. R., 27 vjeç, banues në Durrës, të dy punonjës në një postë private.

Gjithashtu u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit N. C., 42 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një poste private, dhe B. Sh., 38 vjeç.

Këta shtetas dyshohet se kalonin në kufi, duke shmangur detyrimet doganore, mallra kontrabandë të një subjekti tregtar në Kosovë, dhe më pas i shisnin ato, duke fshehur të ardhurat, te personat që i kishin porositur online në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, ”Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit