Deputeti Luan Baçi, ka debatuar me ministrinë Brendshëm Ervin Hoxha, në lidhje me atë që ndodhi pak javë më parë në një nga seancat plenare ku deputetët e PD nuk lejoheshin të futeshin në seancë, pasi ishin të përjashtuar me vendimin e Sekretariatit të Etikës.
Baçi këmbëngul që forcat e FNSH ishin të armatosur në oborrin e Kuvendit, gjë që konsiderohet gënjeshtër nga ministri Hoxha.