A thua më do Allahu?

Mos i humb

Thotë shejh Alij et Tantavij, Allahu e mëshiroftë!

Më ka mahnitur kjo pyetje! Mendova dhe e pash se dashuria e Allahut për robin ndodhë për disa shkaqe dhe cilësi të cilat i ka përmendur në librin e Tij fisnik… Me vete i kujtova ato, ashtu që ta paraqes vetën time tek ato, a thua vall do të gjej përgjigjen e duhur… Pash se Allahu i do të “Devotshmit” Por nuk gjeta guxim ta llogaris vetën time prej tyre…!

Pash se Allahu i do “Durimtarët” Kujtova durimin tim të mangët…! Pash se Allahu i do “Muxhahidët” (ata që përpjeken për punë të mira) Kujtova përtacin dhe mosangazhimin tim…! Atëher u ndala së hulumtuari; nga friga se ndoshta spo gjej asgjë në vetën time për të cilën më do Allahu!

Shpalosa punët e mija, pash se shumica e tyre janë të përziera me mangësi, neglizhim dhe mëkate, por papritmas mu kujtua fjala e Allahut të lartësuar: “Vërtet Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen” Tani kuptova sikur ky ajet të ketë zbrit për mua dhe të ngjashmin me mua, dhe menjëher fillova të them: Estagfirullahe ve etubu ilejhi! Kërkoj falje nga Allahu, dhe tek Ai kthehem i penduar!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit