Abbas: Nuk do të pranojmë asnjë plan për paqe nga SHBA-të

Mos i humb

Presidenti i Palestinës, Mahmut Abbas thotë se pas vendimit për Kudsin SHBA-të kanë humbur paanshmërinë dhe kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Abbas dhe president i Francës Emmanuel Macron pas një takimi në Paris, mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Presidenti palestinez tha se “njohja e Kudsit si kryeqytet i Izraelit është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se me këtë qeveria e SHBA-ve ka humbur paanshmërinë.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë plan për paqe që do të vijë nga SHBA-ja”, deklaroi Abbas.

Duke folur për votimin e mbajtur mbrëmë në OKB, Abbas tha se bota nuk mund të formësohet me forcë dhe se shtetet nuk mund të blihen duke e përdorur forcën e parasë.

“Ju nuk mund t’i blini shtetet me para, në mënyrë që ata të pranojnë pozitën politike të cilën ju e dëshironi”, tha Abbas duke shtuar se i vazhdojnë përpjekjet diplomatike dhe se do t’i zhvillojnë marrëdhëniet me shtetet të cilat e mbështesin pavarësinë e Paletinës.

Abbas thotë se SHBA-ja pas vendimit për Kudsin dhe votimit të mbrëmshëm është e vetmuar dhe ka humbur rolin e negociuesit të besueshëm.

“Ne nuk do t’i largohemi rrugës së politikës dhe kulturës së paqes dhe do të vazhdojmë rrugën tonë me ata të cilët na mbështesin”, tha ai.

Gjithashtu ai vuri në dukje se Franca ka një rol më ndryshe për Palestinën si shtet por edhe brenda BE-së. Abbas shprehu falënderimet e tij për Francën për mbështetjen e dhënë në votimin e mbrëmshëm.

Kujtojmë se projekt-rezoluta e titulluar “Kudsi Lindor i okupuar nga Izraeli dhe aktivitetet e tij në territoret palestineze”, e përgatitur me iniciativë të Turqisë, u miratua në AP-OKB me 128 vota pro dhe 9 kundër, pavarësisht kërcënimeve të SHBA-ve, ndërkohë që 35 shtete abstenuan.

Presidenti amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor solli vendimin me të cilin njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds. Pas këtij vendimi pasuan reagime të ashpra dhe protesta në disa shtete./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit