Akar: Do të përdorim forcën kundër kujtdo që nuk respekton armëpushimin në Idlib

Mos i humb

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar sot në Bruksel deklaroi se arsyeja e dërgimit të trupave shtesë turke në Idlib ishte vendosja e një armëpushimi të qëndrueshëm në rajon,  (AA).

Ai tha se Turqia do të marrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të përdorë forcë kundër kujtdo që nuk respekton armëpushimin në Idlib.

Ministri Akar i cili po qëndron në Bruksel me rastin e takimit të minstrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën aktuale në Idlib të Sirisë.

Ai rikujtoi se në takimin e NATO-s u mbajt seanca kryesore ku u diskutua lidhur me këtë çështje, e cila sipas tij, ishte një mundësi për Turqinë që të ndante pikëpamjet dhe pritjet e saj me zyrtarët e NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes të aleatëve.

Akar theksoi se vendi i tij po punon për të siguruar një armëpushim, për të parandaluar migrimin dhe të parandalojë gjakderdhjen ndërsa rikujtoi se regjimi vazhdon sulmet e tij nga ajri dhe nga toka megjithë katër armëpushimet e shpallura deri më tani, kurse intensiteti i këtyre sulmeve po rritet gradualisht.

Sipas tij, sulmet e regjimit kanë rritur migrimin dhe se miliona sirianë janë detyruar të iknin nga shtëpitë e tyre dhe të udhëtonin në kushte të vështira dimri, jo drejt rajoneve që kontrollohen nga regjimi, por drejt Turqisë, ku ndjehen të sigurt.

Akar theksoi se bota nuk duhet të heshtë për këtë tragjedi humanitare dhe shtoi:

“Ne kemi dërguar trupa shtesë për të siguruar armëpushimin dhe për ta bërë atë të përhershëm. Ne do të kontrollojmë zonën. Forca do të përdoret kundër të gjithë atyre që nuk e respektojnë armëpushimin, përfshirë radikalët. Ne do të ndërmarrim të gjitha masat e duhura. Arsyeja për forcimin e pranisë sonë dhe dërgimit të një kontigjenti shtesë të ushtarëve është të arrijmë një armëpushim të qëndrueshëm”, tha Akar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit