Auditori heton komunën, Shpendi relaksohet në det

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur koferencën mujore për qeverisjen e kryeqytetit, ku kanë paraqitur disa prej shkeljeve që janë evidentuar në raportin e auditimi dhe që kanë ndikur direkt në rënien e buxhetit të Komunës dhe humbjeve në realizimin e investimeve kapitale në Prishtinë.

Sipas raportit për vitin 2017 nga Zyra Kombetare e Auditimit është konkluduar  se në menaxhimin e Komunës së Prishtinës ekzistojnë disa mangësi sa i përket qeverisjes brenda komunës, veçanarisht në lidhje me moszbatimin e plotë të rekomandimeve nga viti paraprak, anashkalimin e planit për menaxhimin e rrezikut, mungesë iniciativash konkrete në rritjen e të hyrave dhe mos efikasitetin e auditimit të brendëshëm.

Ish kandidati për komunën e Prishtinës nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi  tha se Komuna e Prishtinës ka një numër të madh të shkeljeve të cilat po ndikojnë në rëninen e buxhetit.

“Është evindentuar një numër i madh i shkeljeve në Komunën e Prishtinës. Të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në rëninen dhe buxhetin e Prishtinës. Buxheti i vitit 2018 nuk do të arrin të përfundohet deri ne vitin 2020”, tha Abrashi.

Më tutje Abrashi  kritikoi ashpër mospërgjegjësin e kryetart të tanishëm Shpend Ahmeti i cili tash e disa muaj nuk është paraqitur në mbledhjet e kuvendit komunal, ku shkuarje në pushime sipas tij është më e rëndësishme sesa mbledhjet.

“Është kohë shumë e gjatë që Shpend Ahmeti nuk vjen në mbledhjet e kuvendit komunal, ik nga pergjegjësit si kryetar i komunës, kjo është shkelje ndaj vetvetës dhe shkelje ligjore. Nese një kryetar nuk gjen kohë për të ardhur në mbledhje e shkon në pushime me finacnime te dyshimta, atëher pritet rezultate të tilla”, u shpreh Abrashi.

Janë gjetur 25 shkelje nga Zyra Kombetare e Auditimit  ku disa më kryesoret janë këto:

1.Shkelja me e lashtëligjesme është ajo e shpenzimeve operative të cilat janë paguar jashtëligjëshëm nga shpenzimet kapitale që e kanë prekur shifrën mbi 1,8 milion euro. 2.Komuna në vitin 2017 sipas këtij raporti ka realizuar vetëm 57% të buxhetit në këtë kategori.3.Planifikimi jo i mirë i të hyrave sipas kategorive si legalizimi objekteve vetëm 2% 4.Dhënia e pronave në shfrytëzim pa kompensim, të paktën 37 parcela në Zonën Industriale me rreth 6 hekterë.5.Lidhja e kontratave në mungesë të zotimit të mjeteve. 6.Vonesa në realizimin e kontratave. 7.Mungesa e masave konkrete për mbledhjen e të arkëtuarve, Komuna nuk ka plan apo strategji lidhur me menaxhimin dhe arkëtimine LL/A etj…/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit