Australi, protesta për kushte më të mira në punë

Mos i humb

Dhjetëra mijëra punëtorë në Australi kërkuan rritje të të ardhurave, sigurisë dhe në përgjithësi kushte më të mira të punës, duke arsyetuar se standardi i jetesës është më i ulëti në 30 vitet e fundit.

Protestat u organizuan në 14 qytete në mbarë Australinë, si në Melbourne, Birsbane, Sydney, Adelaide, Perth, Canberra dhe Hobart.

Disa media raportojnë se në Melbourne u mblodhën mbi 100.000 punëtorë, të cilët kërkonin disa ndryshime ligjore dhe rritjen e të ardhurave, siguri dhe në përgjithësi kushte më të mira pune.

Protestuesit u mblodhën para ndërtesës së sindikatës në qendër të Melbourne duke brohoritur me slogane kundër pushtetit.

Në protestën që u mbështetën edhe nga Kryeministri i shtetit federal Victoria, Daniel Andrews, krerët e sindikatave theksuan se punëtorët dhe familjet e tyre, për shkak të masave të shumta shtrënguese të imponuara nga autoritetet në vitet e fundit, kanë ardhur në një situatë të vështirë.

Më pas demonstruesit organizuan shëtitje dhe mbanin pankarte ku shkruhej “Australia ka nevojë për më shumë të ardhura”, “Ndryshoni ligjet”, “Së bashku jemi më të fortë” dhe të ngjashme, duke brohoritur me parulla “Forca e sindikatave”.

Kryetarja e Unionit të Sindikatave në Australi, Michele O’Neil, për AA tha se rregulloret e miratuara në vitet e fundit kanë çuar punëtorët në një situatë të vështirë.

“Sot jemi këtu për të luftuar për një sistem të drejtë në Australi. Vazhdojmë të përpiqemi që punëtorëve t’u japim rrije të pagave dhe punë në kushte të sigurta. Shumë vende pune janë të përkohshme dhe nuk japin siguri, sigurisht se duhet të ndryshojmë ligjet, prandaj duhet të ndërrojmë edhe qeverinë”, konsideron O’Neil.

Ajo shtoi se interesi për protesta ishte jashtëzakonisht i madh dhe se në Melbourne kanë dalë në protesta më shumë se 170.000 persona.

“Neve po na bashkëngjiten edhe njerëzit nga familjet tona, sepse duan të jenë të sigurt se do të heqim këtë qeveri për të fituar punë më të mirë, më të sigurt dhe më të paguar”, tha O’Neil.

Gjatë protestave që zgjatën gati tre orë, shumë rrugë në qendër të qytetit u mbyllën, si dhe nuk janë regjistruar incidente gjatë protestave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit