Avokatët e Trump, i bëjnë thirrje të mos takojë Mueller

Mos i humb

Përfaqësuesit ligjore të Donald Trumpit përpiqen ta mbajnë larg presidentin amerikan nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller.

Ata e kanë udhëzuar të mos pranojë të intervistohet prej tij, kryesisht për shkak të shqetësimeve se ai mund të japë dëshmi të rreme, duke u akuzuar më pak për mashtrim të hetueseve.

Lajmin e bën të ditur “Neë York Times” që citon 4 burime. Trump deklaroi në muajin dhjetor se pret që të bisedojë me Muellerin, i cili po heton bashkëpunimin e mundshëm midis fushatës së tij dhe Rusisë, në zgjedhjet e vitit 2016.

Mueller po heton gjithashtu pengimin e mundshëm të drejtësisë në këtë rast. Nëse Trump refuzon të merret ne pyetje nga Muelleri, ky i fundit mund të marrë në konsideratë thirrjen e detyrueshme gjyqësore, që e detyron presidentin të dëshmojë para një jurie të madhe, raporton “New York Times”, edhe pse një veprim i tillë mund të shkaktojë betejë të gjatë ligjore me avokatët e Shtëpisë së Bardhë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit