Basha: Për plehrat, 400 milionë euro. 3 inceneratorë, pronë e Ramës dhe Ahmetajt

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, denoncoi ndërtimin e tre inceneratorëve, përkatësisht në Elbasan, Fier e Tiranë, duke i quajtur si një aferë korruptive. Sipas tij, pas këtyre kompanive fshihet Ahmetaj dhe Rama.

“Projektet e inceneratorëve janë zbuluar si projekte dhe afera korruptive dhe kriminale. Që të treja kontrollohen nga i njëjti person, i cili shërben si figurinë për të fshehur pronarët e vërtetë, duket qartë se pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Në total sipas dokumentave që ne disponojmë bëhet fjalë për 400 milionë euro që do të paguhen në 20 vite për ndërtimin e këtyre inceneratorëve dhe tarifat që do të paguajë taksa-paguesi shqiptar, u shpreh kreu i PD.

Basha bëri thirrje qe KLSH-se dhe Prokuroria të nisë hetimet. Por Ministria e financave dhe ekonomisë që reagoi pas kësaj dalje të zotit Basha, tha se procedura e pagesave për blerjen e agregateve në Fier është certifikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ministria sqaroi se brenda 7 vjetësh bashkitë e Elbasanit dhe Fierit do të jenë pronarë të dy inceneratoreve ku kosto totale e investimit dhe shërbimi do të shkojë 54 milionë Euro me TVSH. I vetmi që ka filluar punë është impianti i djegies së mbeturinave në Elbasan, por Ministria thotë se me ndërtimin edhe në Fier, këto dy qytete do të shpëtojnë prej helmeve të mbeturinave./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit