Bashkim Ndrecaj tregon arsyen pse u ftua nga Gjykata Speciale!

Mos i humb

Zyra e Prokurorit të Specializuar për Kosovën në Hagë, ka ftuar në intervistë, ish-luftëtari i UÇK-së, Bashkim Ndrecaj, i cili është Asamblist i LDK-së.

Lidhur me këtë Ndrecaj përmes një statusi në faqën e tij zyrtare në facebook ka pohuar se është ftuar nga Prokuroria Speciale.

“Sot nga Prokuroria Speciale ne Hagë me erdhi nje fletëthirrje per tu paraqitur me datë 21 Maj 2019 ne dhomat e Specializura ne Hagë. Unë do ti pergjigjem kesaj ftese sepse e kemi obligim qytetar”, ka shkrujtur Ndrecaj në profilin e tij, derisa ka shtuar se do t’i beson drejtësisë.

“Unë besoj ne drejtësi po më shum besoj ne Luften e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Ndrecaj.

Ndryshe, Specialja poashtu sot, i ka çuar ftesë për intervistim edhe ish-përfaqësuesit të UÇK-së në Gjermani, Enver Shala.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit