BE e gatshme të garantojë procesin e paqes në Afganistan

Mos i humb

GJENEVË – Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, tha se BE është e gatshme të jetë garantuese e procesit të paqes në Afganistan.

Në një fjalim në “Konferencën e Ministrave” me temë Afganistanin e cila ka filluar sot në Gjenevë të Zvicrës, Mogherini ka tërhequr vëmendjen se vendi nga pikëpamja historike po kalon nëpër një proces kritik.

Në fjalën e saj ajo ka vënë në dukje se BE-ja për periudhën 2017-2020 ka premtuar një ndihmë financiare për Afganistanin e cila ka arritur në 13.6 miliardë euro dhe se presidenti afgan Ashraf Ghani u ka ofruar talebanëve një proces të rëndësishëm negociues të paqes.

Po ashtu Mogherini vuri në dukje se BE-ja mbështet procesin e paqes në Afganistan dhe se negociatat konkrete të paqes duhet të fillojnë tani.

Duke nënvizuar se BE është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për procesin e paqes, Mogherini tha se “Ne jemi të gatshëm të jemi garantues në procesin e paqes në Afganistan ashtu siç bëjmë edhe në vendet e tjera”.

Ajo tha se BE-ja gjithashtu mund të mbështesë procesin e reformimit dhe ndërtimit të infrastrukturës në Afganistan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit