BE-ja, gjysmë viti bllokadë vizave

Mos i humb

Kosova nuk do të jetë në axhendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.

Pas rekomandimit të Komisionit Europian (KE) për heqjen e vizave për Kosovën në korrik të vitit 2018 dhe pas votimit në Parlamentin Europian dy muaj më vonë,  institucionet e Bashkimit Europian nuk e kanë ndërmarrë asnjë hap për gjashtë muaj drejt vendimit final për heqjen e regjimit të vizave për kosovarët.

Procesi është bllokuar në kuadër të trialogut (Parlament Europian, Këshill Europian dhe Komision Europian) për finalizimin e vendimit për vizat.

Për të lëvizur lirshëm në Zonën Schengen kosovarët duhet të presin edhe vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, i cili këtë çështje ende nuk e ka në rend të ditës, shkruan sot Gazeta Zëri.

Vlerësohet se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës nuk do të jetë në agjendë të ministrave të BE-së deri pas mbajtjes së zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të planifikuara për muajin maj të këtij viti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit