Bejtush Gashi është liruar zyrtarisht nga posti që mbante!

Mos i humb

Bejtush Gashi i cili ishte i ngarkuar në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme është liruar zyrtarisht nga posti që mbante.

Këtë e ka konfirmuar Agim Bahtiri, nënkryetar i Aleanca Kosova e Re, i cili nuk ka pranuar të jap më tepër detaje.

Ky vendim është marrë nga AKR parti e së cilës i takon Gashi, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës për emërimin dhe shkarkimin e ministrave nga radhët e AKR-së.

Bejtush Gashi është ministri i dytë i emëruar në këtë dikaster, pas Flamur Sefajt, i cili u shkarkua pas rastit të ekstradimit të shtatasve turq.

Arsyet pse erdhi deri tek ky vendim ende nuk janë bërë të ditura./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit