Bie dëshmor palestinezi i plagosur në Gaza

Mos i humb

 

 

Një i ri palestinez u është nënshtruar plagëve të marra si pasojë e plagosjes pas ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë gjatë protestave paqësore të javës së kaluar të “Marshimit të Kthimit të Madh” në Rripin e Gazës, nën rrethimin e Izraelit.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza thuhet se 21 vjeçari Ahmed Ziyad Assi, i cili u plagos me plumb të vërtetë në protestat e së premtes javës së kaluar, u është nënshtruar plagëve në spitalin ku po trajtohej në Gaza.

Në deklaratë thuhet se Assi është goditur në kokë nga snajperisti izraelit gjatë protestave të Marshimit të Kthimit të Madh në rajonin Han Yunus të Gazës.

Assi i cili trajtohej në spitalin evropian në Gaza që nga dita e premte, mëngjesin e sotëm ka rënë dëshmor.

Pas vdekjes së Assit, numri i palestinezëve të martirizuar nga ushtarët izraelitë gjatë protestave të “Marshimit të Kthimit të Madh”, të cilat vazhdojnë që nga 30 marsi e deri më tani në kufirin e Gazës, është rritur në 128. Ndërsa më shumë se 14 mijë protestues janë plagosur në sulmet e ushtarëve izraelitë, shumica prej të cilëve janë qëlluar me plumba të vërtetë.

Palestinezët që nga 30 marsi e deri më tani, në kuadër të Ditës së Tokës, organizojnë marshe paqësore nën moton “Marshimi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelit.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit