Biseda telefonike Erdogan-Macron; në fokus Afrini, Qiproja, marrëdhëniet dypalëshe dhe Turqi-BE

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi mbrëmjen e së premtes një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Sipas burimeve presidenciale turke, në këtë bisedë telefonike janë marrë në shqyrtim çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Me këtë rast, kreu i shtetit turk i ka përcjellë homologut francez edhe ngushëllimet në lidhje me humbjet e jetëve në incidentin e pengmarrjes në jug të Francës.

Erdogan po ashtu ka ndarë informacione në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, si dhe ka shprehur shqetësimet e vendit tij në lidhje me deklaratat e pabaza të bëra për çështjen e Afrinit.

Gjatë shkëmbimit të mendimeve mbi zhvillimet e fundit në Siri, Presidenti Erdogan ka theksuar se Turqia ka pastruar Afrinin nga prania e elementëve terroristë në kuadër të eliminimit të kërcënimeve terroriste kundrejt sigurisë kombëtare të saj, si dhe ka siguruar një mjedis paqësor për popullatën civile atje.

Sa i përket çështjes së Qipros, Erdogan ka tërhequr vëmendjen se duhet të mbrohen të drejtat legjitime të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në lidhje me burimet e hidrokarbureve në Mesdheun Lindor.

Mes të tjerash, palët janë ndalur edhe mbi samitin Turqi-Bashkimi Evropian, në plan të mbahet në Varna të Bullgarisë të hënën e 26 marsit.

Presidenti Erdogan ka potencuar se Turqia i kushton rëndësi përshpejtimit të marrëdhënieve me BE-në dhe rigjallërimit të procesit të anëtarësimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit