Bled Çuçi zbulon “socialistin” Lu: Reforma zgjedhore, bashkë me ju bëhemi 8

Mos i humb

Deputeti socialist Bled Çuçi, bashkëkryetar i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, ndoshta duke përdorur ironinë, e ka rreshtuar Ambasadorin amerikan Donald Lu në krah të 7 ligjvënësve socialistë përsa i takon kësaj reforme.

Çuçi në fakt iu përgjigje ironisë së Lu mbi seriozitetin e socialistëve përsa i takon reformën zgjedhore.

“Më lejoni të falënderoj opozitën që iu bashkua kësaj konference, në një numër të madh.

Dhe më lejoni të pyes se çfarë ndodhi me mazhorancën. Mund të shoh 2 ose 3 anëtar të mazhorancës dhe shpresoj që zoti Çuçi do të shpjegoi se pse të tjerët janë ende në shtrat sot. Unë do të thoja që kjo ngre pyetjen nëse mazhoranca e ka marr seriozisht çështjen e votimit elektronik”, tha Lu.

Por, Bledi Çuçi duke iu përgjigjur Ambasadorit tha: “mos dysho në asnjë moment për seriozitetin e Partisë Socialiste, sepse në salle janë 7 të komisionit ad hoc të reformës zgjedhore. Madje, duke ju pasur juve në krah, bëhemi 8”, tha Çuçi./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit