Bomba grackë e YPG/PKK-së vret 11 persona në Afrin

Mos i humb

Të paktën 11 persona u vranë pasi një bombë e vendosur nga organizata terroriste YPG/PKK shpërtheu në Afrin të Sirisë.

Një burim i sigurisë bëri të ditur se bomba e vendosur si grackë shpërtheu mbrëmë vonë në një ndërtesë prej katër katesh gjatë një pastrimi në një lagje në Afrin, ku forcat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit më herët gjatë ditës.

Shpërthimi vrau të paktën shtatë civilë dhe katër luftëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), tha burimi.

Një numër ndërtesash në afërsi dhe makina gjithashtu u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.

Nasir Fuad, banor i Afrinit, i cili humbi dy nipërit e tij në shpërthim, tha për AA se YPG/PKK kanë vënë në shënjestër njerëzit që kishin refuzuar t’i japin mbështetje kësaj organizate terroriste.

“Ne ishim të lumtur për shkak se ata ishin larguar, por nuk na lanë të qetë madje edhe pasi shkuan”, tha Fuad.

Ndërkaq, Fadil Randav, luftëtar i ULS-së, tha: “Vëllezërit tanë po kërkonin terroristë në ndërtesë. Kur ata hynë në ndërtesë, ndodhi shpërthimi. Qëllimi i vetëm i terroristëve është të vrasin njerëz. Allahu e pranoftë martirizimin e shokëve tanë”, tha ai.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria e Turqisë.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria gjithashtu ka thënë se “rëndësi të madhe” është duke i dhënë të mos dëmtohet asnjë civil dhe se janë duke i shkatërruar vetëm objektivat terroriste.

Afrin ka qenë strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ua la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit