Britani, vaksina kundër HPV do të parandalojë mijëra raste të kancerit!

70
0

Zyrtarët e shëndetësisë në Britani thonë se vaksina HPV për djemtë 12-13 vjeçarë, duke filluar pas verës, do të parandalojë 29.000 kancere në meshkuj në Mbretërinë e Bashkuar për 40 vjetët e ardhshme.

Djemtë do të kualifikohen që nga fillimi i vitit të ri shkollor, 11 vjet pasi vajzat janë vaksinuar së pari.

Vaksina mbron kundër virusit papilloma të njeriut, që shkakton shumë kancere në gojë, fyt dhe pjesën anale.

Duhen dy doza për t’u mbrojtur plotësisht.

Mbrojtja zgjatë për të paktën 10 vjet, edhe pse ndoshta shumë më gjatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here