Britania dhe Kanadaja ndjekin me “shqetësim” protestat në Iran

Mos i humb

Britania e Madhe thotë se “po ndjek me shqetësim” protestat në Iran.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson në një deklaratë lidhur me zhvillimet në Iran tha se “Jemi duke ndjekur me shqetësim zhvillimet në Iran. Ka një rëndësi jetike që qytetarëve t’u jepet e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore”.

Deklaratë nga Kanadaja

Në një deklaratë nga faqja e internetit “Global Affairs Canada” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kanadasë thuhet se “Kanadaja po i ndjek nga afër protestat e vazhdueshme në Iran”.

“Kanadaja mbështet protestat paqësore të iranianëve të cilët po përdorin të drejtat themelore të tyre. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve Iranianë që t’i mbrojnë dhe t’i respektojnë të drejtat e njerëzve. Kanadaja do të vazhdojë mbështetjen për të drejtat themelore të popullit iranian, përfshirë edhe lirinë e shprehjes”, thuhet në deklaratë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit