Ballina Islam Çdo punë mund të jetë sadaka

Çdo punë mund të jetë sadaka

66
0

Një djalosh i veshur me pantallona të njollosura dhe një bluzë të vjetër në një supermarket shikonte nëpër kutit e pemëve dhe perimeve të freskëta. Para supermarketit, me sandale dhe fustan të vjetër me një shkop ku mbahej lypte një nënë e moshuar.
Me një buzëqeshje në fytyrë, djaloshi i vogël nxorri mollën dhe mandarinën e freskët, dhe ia ofroi nënës, duke i thënë: “Urdhëro nënë, shpresoj se do t’ju ndihmojë. Për fat të keq, para as unë nuk kam.

Gruaja e moshuar buzëqeshi me fjalët modeste të djaloshit dhe i tha: “Allahu të shpërbleftë dhe të ruajt nga të gjitha të këqijat”.
Djaloshi nxitoi për në shtëpi i lumtur që së paku njëherë pati sukses t’i ndihmojë dikujt.
Për një moment u dëgjua zëri i frenave. Djaloshi qëndronte i shtrirë në rrugë pa ndjenja. Në rrugë dëgjoheshin zërat: “Thirreni ndihmën e shpejtë!
Shkëlqimi i dritës depërtonte përtej dritareve të spitalit. Ngadalë dielli po lëshonte rrezet e tij. Operacioni ishte i suksesshëm, ndërsa djaloshi doli nga koma. Doktori i tha se ka pasur dëmtime të rënda dhe se ka shpëtuar në një mënyrë që as ata vetë nuk e kuptuan.

Djaloshi u mendua pak dhe iu kujtua molla dhe mandarina të cilat ia dha nënës së moshuar para supermarketit. Atij iu kujtua edhe lutja e saj: “Allahu të ruajt nga çdo e keqe”. I ngriti duart lartë dhe falënderoi Zotin e Gjithëmëshirshëm.

Mesazhi: Çdo gjë që dhuroni për hir të Allahut, sado e vogël që të jetë, konsiderohet sadaka. Madje edhe buzëqeshja është sadaka./Tregime islame/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here