Ballina Islam ÇKA KA THËNË XHIBRILI (A.S.) KUR E KA PA XHENETIN DHE XHEHENEMIN?

ÇKA KA THËNË XHIBRILI (A.S.) KUR E KA PA XHENETIN DHE XHEHENEMIN?

32
0

Sa herë që na ndodh ndonjë sprovë, dhe kur mendojmë se nuk do të jemi në gjendje të luftojmë me të edhe për një kohë të gjatë, atëherë le ta kemi parasysh këtë hadith:

Nga Ebu Hurejre (r.a.) është transmetuar se Pejgamberi (savs), ka thënë:

“Kur Allahu i Plotfuqishëm e krijoi xhenetin, e dërgoi Xhibrilin që të shkojë në xhenet dhe i tha: ‘Shko dhe shiko se çka kam përgatitur për banorët e xhenetit në xhenet!’

Ai shkoi atje dhe shikoi, pastaj u kthye dhe tha:
‘Pasha madhërinë Tënde, çdokush që do të dëgjojë për të, të gjithë do të hyjnë në të!’

Pastaj Allahu urdhëroi që xheneti të rrethohet dhe mbulohet me sprova dhe shqetësime të ndryshme (dmth. rrugët që çojnë në xhenet janë të rrethuara me sprova dhe shqetësime të ndryshme), dhe i tha atij: ‘Kthehu tash dhe shiko!’

Dhe ai shkoi dhe shikoi. Pastaj kur u kthye tha:
‘Pasha madhërinë Tënde, kam frikë se askush nuk do të hyjë në të!’

Më pas e dërgoi që të shkojë në xhehenem dhe i tha: ‘Shko dhe shiko se çka kam përgatitur për banorët e xhehenemit në xhehenem!’
Ai shkoi dhe shikoi, kur aty pa se zjarret po e shkatërronin njëri-tjetrin, pastaj u kthye dhe tha:
‘Pasha madhërinë Tënde, çdokush që do të dëgjojë për të, askush nuk do të hyjë në të!’

Pastaj Allahu urdhëroi që xhehenemi të rrethohet dhe mbulohet me pasione, dhe pastaj i tha: ‘Kthehu tash dhe shiko!’
Dhe ai shkoi atje dhe shikoi. Pastaj kur u kthye tha:
“Pasha madhërinë Tënde, kam frikë se askush prej tij nuk do të mund të shpëtojë!”
(Tirmidhiu, Ebu Davudi, shejh Albani ka konfirmuar vërtetësinë e tij në disa nga veprat e tij. Shih: Sahih ve daif Sunen et-Tirmidhi, 6/60; Sahih ve daif Sunen Ebu Davudi, nr 4744)

Lexues të dashur, sa herë që na godet ndonjë pakënaqësi dhe sprovë, duhet të jemi të durueshëm dhe ta dimë se kjo është rruga për xhenet. Dhe sa herë që kuptojmë se po i përgjigjemi thirrjes së shpirtit dhe thirrjes së shejtanit për t’i ndjekur pasionet tona dhe për të bërë, duhet të përmbahemi dhe ta dimë se kjo është rruga për në zjarr.

Përshtati: Miftar Ajdini

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here