Dënohen të akuzuarit për vrasjen e Aulon Zekës

Mos i humb

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykinmin ndaj të akuzuarve për vrasjen e Aulon Zekës.

I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9  vjet e gjashtë) muaj.

Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

Të miturit L.LL i është shqiptuar mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1  viti e 6 muaj.  G.H është dënuar për veprën penale vrasje dhe mbajtja e armëve pa leje. Ndërsa R.G për dhënie të ndihmës ndërsa i mituri L.LL moslajmërim i veprës penale.

Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të miturës R.G i ndërpritet masa e paraburgimit. Palët kanë të drejtë ankese  në Gjykatën e Apelit të Kosovës .

Aulon Zeka është gjetur i vdekur në Prishtinë me katër plumba në trup më 16 shtator 2017./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit