Disa të lënduar nga përplasja e automjetit në barrierat e Parlamentit në Londër

Mos i humb

 

Disa këmbësorë të lënduar është bilanci i përplasjes së një automjeti në barrierat e godinës së Parlamentit në Londër të martën në mëngjes.

Policia e Britanisë bëri të ditur se është vigjilente, ndërkohë që njësiti i saj për luftë kundër terrorizmit është duke bërë një hetim për të zbardhur incidentin në fjalë.

Në njoftimin e Policisë Metropolitane thuhet se asnjëri nga të lënduarit nuk është në rezik për jetë, ndërkohë që policia ka vendosur kordonet policore përgjatë rrugëve Millbank, sheshit të Parlamentit dhe Victoria Tower Gardens.

“Në ora 07:37 të mëngjesit të sotëm, një automjet u përplas me barrierat para godinës së Parlamnetit”, thuhet në njoftim të policisë.

“Shoferi burrë u arrestua në vendin e ngjarjes”, thuhet më tej në njoftim, ku theksohet se një numër këmbësorësh janë lënduar dhe se forcat policore mbesin në vendin e ngjarjes.

Shërbimi Emergjent i Londrës bën të ditur se në vendin e ngjarjes ka trajtuar dy këmbësorë të lënduar, të cilët i ka transferuar në spital, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore nuk është kritike.

Barrierat e sigurisë janë vendosur në vazhdën e rritjes së sigurisë së ndërtesës së Parlamentit, pas sulmit terrorist i cili la pesë të vrarë dhe 50 të plagosur.

Në sulmin terrorist i cili ndodhi më 22 mars të vitit të kaluar, një person me automjetin e tij përplasi këmbësorët në urën Westminster, pas çka theri me thikë një polic i cili po bënte roje para Parlamentit, ndërsa më pas u qëllua për vdekje nga policia.

Ndērkohë, Policia e Britanisë tha se është duke e trajtuar përplasjen e automjetit në Westminster si sulm terrorist.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit