Dr.Mustafa Bajrami: Turqia është shumë më e fortë se sa e prezantojnë pendat e ndrydhura!

Mos i humb

Analisti dhe teologu shqiptar, Dr. Mustafa Bajrami pas një pauze afër dymuajshe vjen me një qasje-analizë interesante por të nevojshme për Turqinë.

Për rreth dy muaj lexuesve shqiptarë i kanë munguar analizat e tij, e sidomos lexuesve të tij që e përcjellin nëpër rrjete sociale dhe nëpër gazeta të ndryshme.

Dr. Bajrami në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se shkrimet e kohëve të fundit nëpër disa portale shqiptare rreth Turqisë janë tendencioze, të pavërteta dhe nuk pasqyrojnë realitetin e as e thonë të vërtetën mbi Turqinë.

Sipas tij, Turqia edhe ka probleme ekonomike, por ato probleme, thotë ai, nuk janë të përmasave siç i prezantohen publikut shqiptar.

“Krahasuar me vështirësitë e të kaluarës që i kishte Turqia, këto të fundit janë vetëm “rreshka buke” për popullin turk. Turqia ka përvojë të mjaftueshme, ka edhe fuqi të mjaftueshme t’i përballojë vështirësitë dhe armiqësitë që i janë dalë në rrugë kohëve të fundit”, ka thënë Dr. Mustafa Bajrami.

Në fund të shkrimit të tij, ai ka shtuar se: “shqiptarët e dinë rolin e Turqisë së dekadave të fundit në rimëkëmbjen e tyre, andaj, me të drejtë i marrin për jo serioze shkrimet tendencioze që po shkruhet kundër Turqisë, kundër presidentit të saj dhe kundër popullit turk”.

Më poshtë lexojeni shkrimin e plotë të botuar në llogarinë e tij në Facebook:

DY FJALË TË VËRTETA PËR TURQINË!

Shkrimet dhe do shkarravina tjera që po i lexojmë kohëve të fundit rreth Turqisë se ajo po bie në gjunjë pas krizës së dollarit me SHBA–të, se do të kapitullojë e s’do të mund të rimëkëmbet më, se në Turqi mbase edhe interesimi për të lexuar ka rënë(!), janë shkrime të paqëndrueshme, janë tendencioze dhe të rrejshme. Ato nuk pasqyrojnë të vërtetën e as gjendjen reale të Turqisë.

Në fakt, personat që po na prezantojnë këto shkrime janë po të njëjtit që kanë shkrue vazhdimisht zi për Turqinë, e edhe më zi për marrëdhëniet tona me popullin turk.
Ç’është e vërteta, Turqia edhe ka vështirësi. Kjo është mase e natyrshme. Pas një hapjeje kaq të madhe të Turqisë në të gjitha anët ku edhe u bë shteti i shtatë në botë që po prodhon helikopterin e vetë, ka qenë e pritshme t’i krijohen konkurrentë dhe ziliqarë seriozë në rrugëtimin e saj për tu bërë fuqi botërore.

Krahasuar me vështirësitë e të kaluarës që i kishte Turqia nëpër kohë të ndryshme, këto të fundit janë vetëm “rreshka buke” për popullin turk. Turqia ka përvojë të mjaftueshme, ka edhe fuqi të mjaftueshme t’i përballojë vështirësitë dhe armiqësitë që i janë dalë në rrugë kohëve të fundit.

Turqia sivjet pati numër rekord të turistëve. Pati numër rekord të të hyrave nga turizmi dhe tregtia nga turistët. Shifrat janë marramendëse. Është fjala për 100 miliardë dollarë, e kjo shumë nuk është vetëm simbolike.
Turqia është në vigjilje të hapjes së aeroportit të tretë të Stambollit, më i madhi në botë, e aty për një vit aty do të kalojnë afër 300 milion udhëtarë.

Turqia ka marrëdhënie historike të gjata dhe të thella me SHBA-të. Andaj vetëm historia mund t’i prishë ato marrëdhënie, por jo acarimet sporadike që ndodhin herë pas here mes shteteve të ndryshme.
Turqia e di rëndësinë ekonomike dhe strategjike edhe të marrëdhënieve me Rusinë, siç e di edhe rrezikun t’i bjerë në gji asaj.

Turqia ka marrëdhënie tepër të ngushta sidomos me Gjermaninë, e Gjermania e di fort hollë rëndësinë e Turqisë për Evropën e tanishme.
Edhe Afrika dhe Azia e dinë rëndësinë e një Turqi të fortë, andaj Afrika dhe Azia po i rrinë afër Turqisë në këto ditë të vështira.
Veçanërisht shqiptarët e dinë rolin e Turqisë së dekadave të fundit në rimëkëmbjen e tyre, andaj, me të drejtë i marrin për jo serioze shkrimet tendencioze që po shkruhet kundër Turqisë, kundër presidentit të saj dhe kundër popullit turk…!/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit