Falë “Ta pastrojmë Kosovën”, vendi ynë në garë me Zvicrën me Gjermaninë

58
0

Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” po bënë që Kosova sado pak të dal nga ‘vuajtja’ shumë vjeçare e mbeturinave. Djemtë dhe vajzat e kësaj organizate bënë që Kosova t’i bëjë hiç me pak se 150 shtete të botës të zbarkojnë këtë verë në Prishtinë në kuadër të fushatës ta pastrojmë botën. Drejtuesi i kësaj organizate Luan Hasanaj shprehet optimistë se me një përkushtim të të gjithëve, Kosova në 5 vjeçarin e ardhshëm do të arrij të renditet me Zvicrrën dhe Gjermaninë me një ambient të pastër.

Në një intervistë për Kosova Post, Hasanaj ka deklaruar se ka një vetëdisim nga ana e qytetarëve për ta ruajtur ambientin, por pa lënë anash edhe pëkushtimin  e qeverisë në kampanjen “Ta pastrojmë Kosovën” ku u përzgjodhen 10 komunat me të pastërta në nivel vendi me një buxhet me mbi 1 milion euro.

“Nëse flasim për mirëmbajtjen apo pastërtinë e mjedisit kjo lidhet shumë ngusht me zhvillimin ekonomik me përmirësimin e situatës së edukimit, pra me zbatimin e ligjeve. Duke i shikuar trendet se cilat janë, duhet të caktohemi që ne ta shohim Kosovën si Zvicrrën apo Gjermaninë. Unë e shoh një periudhë tre deri në pesë vjetë që ne do të jemi afër këtyre dy vendeve dhe shpresoj që në një periudhë 10 vjeçare do ta bëjmë Kosovën me këtë trend që është aktualishtë”, u shpreh Hasanaj derisa shtoi se të rinjët e Kosovës nuk do të kenë nevojë të zgjedhin vendet e Bashkimit Europian për të jetuar pasi që Kosova ka kushtet e nevojshme për jetesë.

“Jam goxha i bindur që për një periudhë 10 vjeçare askush prej të rinjëve tanë nuk do t’i synoj vendeve të Bashkimit Evropian që të punsohen sepse do të krijohen kushtet këtu, sepse nuk na mungon asgjë i kemi të gjitha të mirat vetëm  nëvoitet një atdhedashuri në veprimet konkrete, pra taniduhet të zhvishemi nga patriotizmi folklorik dhe duhet t’i kthemi punës dhe ky është patriotzmi më i madh”, U shpreh Hasanaj.

Për Hasanajn është një ndjenjë e mirë kur punon nga terreni. Siç thotë ai të gjithë këto rezultate janë si rezultatë i bashkimit tonë si dhe meritë e Qeverisë e cila ju bashkua me të gjitha potencialet, që kjo fushatë t’i arrin rezultatet e kënaqshme.

“Sigurisht që është një ndjenjë e mirë sepse shihen rezultate. Janë mbi 900 lokacione që janë pastru brenda mujit dhe kjo ka arrit falë angazhimit tonë. Sigurisht që ne vet nuk kishim mundur të ia dalim për të arritur në këtë rezultat. Sigurisht që meritori më i madh është Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar e cila ju bashku me të gjithë potenacialin që kishte në aksionin e fushatës tonë dhe bëri të mundur që këto rezultate të arrihen. Dhe po them prap që rezulati që më së shumti na bënë krenar është mobilizimi i të gjithëve që të flasin për fushatën tonë” u shpreh Hasanaj. /KosovaPost/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here