Fasulet më ushqyese se mishi i kuq

Mos i humb

Specialistja e Dietës, Gizem Keservuran realizoi një krahasim mes mishit të kuq e fasuleve.

Gjithmonë diskutohet sasia e proteinave tek bishtajoret e thata ose më saktë nuk preferohet si mundësi që këta të fundit të zotërojnë proteina në nivel të afërt me mishin e kuq.

Por ja si qëndron e vërteta! Krahasimi mes mishit të kuq dhe fasuleve

-100 gramë fasule zotërojnë sasi proteinash të barabartë me mishin e kuq në të njëjtën sasi.

-Ndërsa fasulja dominon mbi mishin e kuq në pikëpamje të hekurit, kalçiumit dhe magnezit.

-Për më tepër në këmbim të mishit të kuq që nuk përmban fibra aspak në 100 gramë fasule gjenden 15 gramë fibra dhe nuk përmbajnë kolesterol.

-Ndërsa sa i përket krahasimit ekonomik, as që e ndiej të nevojshme të bëj një krahasim të tillë.

Mirëpo nuk duhet të harrojmë se bishtajoret e thata njëkohësisht janë burim i mirë, i fuqishëm dhe cilësor i karbonhidrateve. Në veçanti personat që synojnë rënie në peshë duhet patjetër të konsumojnë bishtajoret e thata vetëm në orën që sugjeron specialisti dhe po ashtu në sasinë që sugjeron ai./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit