Filipine, vullkani Mayon vazhdon të jetë i aktivizuar

Mos i humb

Vullkani më aktiv në Filipine, Mayon, që nga shpërthimi i javës së kaluar hedh sasi të mëdha të hirit dhe lavës, ndërsa autoritetet lokale kanë rritur shkallën e paralajmërimit nga niveli i dytë në të katërtin.

Instituti për ndjekjen e aktiviteteve vullkanike në Filipine njoftoi se hiri dhe tymi vullkanik ngrihen dy kilometra e gjysmë mbi vullkanin, ndërsa banorët detyrimisht duhet të mbajnë maska.

Shpërthimi i vullkanit ndodhi nga mesi i javës së kaluar, ndërsa deri tani nga ky rajon janë evakuuar së paku 21 mijë persona. Lava vullkanike shtrihet mbi dy kilometra nga krateri nga i cili del, ndërsa rrezja prej shtatë kilometrash rreth vullkanit është shpallur zonë e rrezikshme.

Mayon është një nga vullkanet më aktiv në Filipine, ndërsa shpërthimi i parë daton që nga viti 1616. Shpërthimi më i madh ka ndodhur në vitin 1814./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit