Fillojnë evakuimet e para në Gutën Lindore

Mos i humb

Ka filluar evakuimi i mijëra civilëve dhe opozitarëve ushtarakë si rezultat i bisedimeve të zhvilluara, pasi operacioni tokësor i nisur në Gutën Lindore nën rrethim nga regjimi i Bashar al-Asadit dhe mbështetësve të tij ka mbërritur në kufirin e rajonit Harseta.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në Gutën Lindore mësohet se si rezultat i bisedimeve të zhvilluara nën garantimin e Rusisë, 5 autobusë nga autokolona e parë që transportojnë opozitarët ushtarakë dhe civilët nga rajoni Haresta në Gutën Lindore janë nisur drejt Idlibit dhe zonave përreth tij të cilat ndodhen në veri të vendit.

Në autokolonën e parë është planifikuar të dalin nga rajoni Haresta brenda ditës 40 autobusë ku pas evakuimit të parë pritet gjithashtu që të jetë rreth 1.500 numri i civilëve që dalin nga rajoni.

Ndërkohë personat që largohen nga Haresta parashikohet që të vendosen në qendrat e përkohshme të strehimit në Idlib.

Në kuadër të marrëveshjes pritet që nga rajoni Haresta nën kontrollin e opozitarëve të evakuohen rreth 8.000 persona ku në mesin e të cilëve ndodhen edhe grupet ushtarake.

Kryetari i këshillit lokal të Haresta-s, Husam Bejruti, në një deklaratë për AA tha se si rezultat i marrëveshjes së arritur me regjimin, krahas ushtarakëve opozitarë dhe familjeve të tyre personat që dëshirojnë të largohen nga rajoni do të dërgohen në rajonet në veri të Sirisë.

“Gjithashtu në kuadër të marrëveshjes personat në gjendje të keqe shëndetësore, do të dërgohen në Idlib apo në spitalet në Damask sipas kërkesës së tyre. Civilët që do të qëndrojnë në rajon nuk do të preken. Gjithashtu regjimi do të lejojë edhe civilët që dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha Bejruti.

Ai ka bërë të ditur se evakuimet do të vazhdojnë nën garantimin e regjimit dhe synojnë që evakuimet të përfundojnë në 4 faza.

Me përfundimin e evakuimeve parashikohet që rajoni Haresta të kalojë nën kontrollin e forcave të regjimit dhe të shkëputet lidhja mes pjesës veriore dhe jugore të Gutës Lindore e cila aktualisht është e ndarë në tre pjesë.

Asadi dhe mbështetësit e tij pasi morën mbështetjen ajore të Rusisë më 19 shkurt nisën një operacion për të marrë nën kontroll Gutën Lindore e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve. Që nga kjo datë regjimi dhe avionët luftarakë të Rusisë intensifikuan sulmet ajrore dhe tokësore në rajonin ku jetojnë rreth 400 mië civilë.

Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën një numër i madh civilësh. Gjithashtu si pasojë e shtëpive të shembura dhe sulmeve civilët u strehuan nëpër bunkerë dhe bodrumet nëntokësore.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, thuhet se ka shkuar mbi 1.000 numri i civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajore dhe tokësore që regjimi dhe të mbështetësit e tij kanë ndërmarrë që nga 19 shkurti e deri më tani ndaj vendbanimeve civile në Gutën Lindore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit