Gjermani, përkrahësit e PYD/PKK sulm ndaj një xhamie dhe restorani

Mos i humb

Përkrahësit e organizatës terroriste PYD/PKK në Gjermani kanë kryer sulm ndaj një xhamie në qytetin e Këlnit dhe ndaj një restoranti turk në kryeqytetin Berlin.

Xhamia “Kalk Eyup Sultan” në Këln, e cila vepron pranë Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB), u sulmua në orët e hershme të mëngjesit, ku sulmuesit thyen dritaret e xhamisë dhe në muret e jashtme shkruan mesazhe terroriste.

Kryetari i DITIB, Nevzat Yaşar Aşikoğlu vizitoi xhaminë në Këln dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve vuri në dukje problemin e sulmeve ndaj xhamive.

“Në javët e fundit, sulmet ndaj xhamive tona janë intensifikuar. Dëshira jonë është që urgjentisht të merren masa dhe të ndalen këto sulme”, tha Aşikoğlu.

Ai shtoi se janë njoftuar zyrtarët gjermanë duke rikujtuar se të paktën 25 xhami u sulmuan këtë vit.

Aşikoğlu nënvizoi se këto sulme nuk janë vetëm një kërcënim për popullsinë turke në Gjermani. 

“Jemi të shqetësuar për qëndrimet raciste dhe diskriminuese, ata rrezikojnë jetët tona dhe sigurinë fetare. Përveç që paraqet rrezik për ne, sulmet e tyre kërcënojnë edhe shoqërinë gjermane”, tha ai.

Xhamia e cila ishte cak i sulmit u vizitua edhe nga konsulli turk në Këln, Ceyhun Erciyes, i cili gjithashtu potencoi rëndësinë e gjetjes dhe ndëshkimit të duhur të atyre që qëndrojnë pas këtij sulmi.

Në Berlin poashtu është sulmuar edhe një restorant turk i quajtur “Turkiyem”. Sulmi ndodhi një orë pas mesnate ku sulmuesit thyen xhamat e restorantit. Në këtë sulm nuk pati të lënduar.

Pronari i restorantit, Hasan Kaya, tha se sulmin ndaj restorantit e kanë kryer tre persona. Sipas tij, sulmuesit hodhën gurë në restorant përderisa brenda kishte mysafirë.

“Ne presim që policia ta ndriçojë rastin”, tha Kaya.

Restoranti u vizitua nga kryekonsulli turk në Berlin, Mustafa Çelik./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit