Grabitja e tokave në bregdet, Frrokaj dhe të tjerët para gjykatës

Mos i humb

Zyrtaret e Bashkisë së Lezhës kanë dalë sot para Gjykatës ku do t’u caktohet masa e arrestit. Mes tyre është dhe kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, i cili është nën akuzë bashkë me 22 të tjerë si i dyshuar në aferën e tjetërsimit të tokave në bregdet.

Por ndërsa mbështetësit e tij e konsiderojnë arrestimin e kreut të bashkisë si një aksion politik, nga ana e saj Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri, përmes të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra katrore tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe mali i Shëngjinit.

Seanca për masën e sigurisë është paraprirë nga protesta e mbështetësve të kryetarit të cilët prej disa ditësh protestojnë para bashkisë.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit