Grevistët në Fier, Basha: Janë keqtrajtuar nga qeveria, unë dhe PD-ja do jemi zëri juaj

Mos i humb

Pasi vizitoi nga afër punonjësit e Uzinës në Ballsh dhe ato të nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët janë futur në grevë urie prej disa ditësh, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se ata janë tradhtuar dhe keqtrajtuar nga qeveria.

Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, Basha shkroi:

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.”

Më tej shtoi:

“Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush.
#PoTëDëgjoj”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit