Hamas heton sulmin ndaj kryeministrit palestinez në Gaza

Mos i humb

Ministria e Brendshme e drejtuar nga lëvizja palestineze Hamas ka nisur një hetim për sulmin me bombë në Rripin e Gazës që synonte autokolonën e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah.

“Një trup gjykues i nivelit të lartë është formuar për të parë rrethanat e këtij krimi”, tha Iyad al-Bazm, zëdhënës i Ministrisë.

Ai tha se agjencitë e sigurisë janë duke diskutuar për disa të dyshuar “në përpjekje për të kapur autorët”.

Dje, autokolona e kryeministrit Hamdallah ishte cak i një bombe në një anë të rrugës përderisa kaloi nëpër lagjen Beit Hanoun të Rripit të Gazës. Kryeministri palestinez i shpëtoi shpërthimit i padëmtuar, ndërsa gjashtë të tjerë u raportuan të plagosur.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin Hamdallah e përshkruan si një “përpjekje për vrasje”.

Përderisa Autoriteti Palestinez me qendër në Ramallah për sulmin fajësoi lëvizjen Hamas, i cili drejton Rripin e Gazës që nga viti 2007, kjo lëvizje e kundërshtoi atë si një përpjekje për të sabotuar përpjekjet e pajtimit ndër-palestinez./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit