Institucionet publike nuk respektojnë rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm për shpenzimet

Mos i humb

Institucionet e vendit nuk kanë respektuar rekomandimet e Auditorit për shpenzimet e vitit 2017, dhe se mos respektimi i rekomandimeve të Auditorit për shpenzimet nga institucionet e vendit është cilësuar shqetësuese, nga anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Deputeti Besnik Osmani ka reaguar ashpër ndaj  të gjeturave të Auditorittë Përgjithshëm lidhur me shpenzimet e parasë për vitin 2017.

“Në vitin 2016 është përfunduar raporti i auditimit. Ndërsa në vitin  2017 ne kemi zgjeruar raportin në pesë ndërmarrje publike, me qellim të arritjes së objektivave tona duke bërë përmirësimin e doracakëve. Sa i përket strukturës së buxhetit, ka qenë 3.2 milion euro. Ne kemi rritur bashkëpunimin edhe me institucionet tjera, siç janë  AKK dhe ATK. kurse sa i përket bashkëpunimit me prokurorinë, ne i adresojmë çështjet tona për të cilat jemi kompetent”, është shprehur Osmani.

Kurse, deputeti Faton Topalli tha se kjo gjendje është shqetësuese për mos respektimi të auditorit nga institucionet vendore.

“Më  shumë shqetësuese është mos implementimi i rekomandimeve, sepse këto rekomandimet e auditorit nuk po respektohen.  72 për qind e rekomandimeve nuk janë marrë parasysh as nga institucionet qendrore as të nga ato të pavarura, ndërsa 76 për qind të rekomandimeve nuk janë plotësuar nga komunat gjë që është shqetësuese”, tha Topalli.

Ndryshe Komisioni ka shqyrtuar raportin vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik në Kosovë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit