“Irani nuk nis luftë”/ Ministri i Jashtëm iranian akuzon Trump-in se po përdor Covid-19 për “shfrytëzim elektoral”

Mos i humb

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif i është kundërvënë presidentit amërikan Donald Trump duke u shprehur se ky i fundit po përdor krizën për përfitime politike.

“Ne nuk kemi parë gjatë historisë një përdorim kaq të urryeshëm/neveritshëm të një katastrofe humanitare për hakmarrje dhe përhapjen e urrejtjes dhe shfrytëzimit zgjedhor siç bëjnë presidenti aktual amerikan dhe ekipi i tij,” tha Zarif në një citim nga agjensia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Në mënyrë që përpjekjet e botës të japin fryt dhe në mënyrë që bota të kthehet në jetën (normale), ne duhet të besojmë se i gjithë planeti Tokë është një fushë beteje dhe në cilëndo pjesë të botës ku do të mposhtemi [për rrjedhojë]e gjithë bota do të mposhtet ”

Zarif gjithashtu tha të enjten në llogarinë e tij zyrtare në Tëitter se “Irani nuk fillon luftëra, por u jep mësime atyre që bëjnë”, duke shtuar se Irani ka “miq” dhe jo “përfaqësues”.

Duke i bërë jehonë komenteve të Zarifit, një këshilltar i Presidentit iranian Hassan Rouhani tha të enjten se sanksionet e SHBA-së po kontribuojnë në përhapjen e virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve të bashkohen në luftën globale.

“Ndihmoni të ju ndihmojmë”, tha Hesameddin Ashena, kreu i Qendrës për Studime Strategjike të Zyrës së Presidentit, siç citohet nga IRNA,”Të dashur amerikanë: Nëse nuk e luftojmë koronavirusin globalisht, ai do të rishfaqet globalisht, përsëri dhe përsëri dhe përsëri”.

Irani ka regjistruar 47.593 raste të koronavirusit dhe 3.036 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit