Ish-presidenti “i varfër” i Uruguait refuzon pensionin si senator

Mos i humb

Ish-Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, i njohur edhe si “presidenti më i varfër në botë”, nuk pranoi pension për kohën e tij e kaluar në Senatin uruguajan, pasi vendosi largimin që aty.

Mujica dha dorëheqjen si senator, edhe pse mandati i skadon në vitin 2020, duke thënë se ishte i “lodhur nga një udhëtim i gjatë”.

Dorëheqja u paraqit nga presidentja Senatit, Lucija Topolansky, me të cilën u martua 13 vjet më parë.

“Motivet e dorëheqjes janë personale. Por natyrisht që unë nuk mund të largohem nga solidariteti dhe lufta e ideve”, tha Mujica në letrën e tij.

Mujica i kërkoi falje çdo kolegu që mund ta kishte lënduar në të kaluarën.

Gjatë mandatit të tij presidencial, Mujica mbeti i famshëm për dhënien e shumicës së pagës së tij për bamirësi dhe e vetmja gjë që zotëronte kur mori detyrën e presidentit ishte një Beetle Volksëagen e vitit 1987.

Kjo makinë u bë aq e njohur saqë dikush i ofroi atij një milion dollarë për ta blerë, aty nga viti 2014, por që Mujica e refuzoi.

Si një arsye, ai tha se në rast se ai shiste makinën, nuk do të kishte asnjë mënyrë për të transportuar qenin e tij me tre këmbë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit