Jahjaga: Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës!

Mos i humb

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e ka pritur sot në takim ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, ndërsa përmes një postimi në Facebook, ajo ka kujtuar se ka qenë Bill Klinton ai që ka ndalur katastrofën njerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, me vendimin e tij për mbështetjen e NATO-s, për intervenim.

Për më tepër Jahjaga ka shkuar se lLidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.

Ky është postimi i Jahjagës në Facebook:

Ishte nder dhe privilegj i madh ta mirëpres ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.

Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është symbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit