Kadri Veseli rizgjedhet kryetar i PDK-së

Mos i humb

Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.

Pas zgjedhjes, Veseli ka falënderuar delegatet derisa ka deklaruar se askush nuk do t’i ndalë në rrugëtimin e tyre për të dërguar në vend amanetin e atyre që dhanë jetën për liri.

Veseli ka thënë se të gjithë anëtarët e partisë duhet të kërkojë llogari nga udhëheqja e re e PDK-së.

Ai ka thënë se duhet të kërkohet që mos të ketë abuzime. “S’do të lejojmë të ketë dilema se a do ta fitojmë lirinë, perspektivë, të ardhmen tonë”, ka thënë Veseli.

“Ka veç një rrugë: ajo është rruga e përgjegjësisë dhe shanseve të barabarta”, ka thënë ai.

Veseli nuk ka pasur kundërkandidatë në garën për të parin e PDK-së.

Zgjedhja e Veselit kishte ardhur pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i kreut të PDK-së, pasi ky i fundit ishte zgjedhur president i vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit