Kina teston avionmbajtësin e parë të prodhimit vendor

Mos i humb

Avionmbajtësi i parë kinez i prodhimit vendor, është nisur të dielën nga porti Dalien në lundrimin e parë me destinacion krahinën Liaoning.

Gjiganti kinez lundron me emrin zyrtar Type-001A, ndërsa nisja e tij nga porti, u shoqërua me një ceremoni zyrtare. Ndërkohë televizioni shtetëror kinez CCTV bën të ditur se në lundrimin e parë, avionmbajtësi do të testojë sistemin e komunikimit, sistemin kundër zjarrit dhe atë elektromekanik, si dhe pajisjet e tjera.

Gjatë lundrimit testues gjashtëmujor, anija nuk bart me vete avionë dhe armë luftarake.

Ndërtimi i anijes filloi në vitin 2012, ndërsa punimet i ka bërë kompania kineze CSIC. Anija është e gjatë 315 metra dhe e gjerë 75 metra me një peshë prej rreth 50.000 tonë.

Nga karakteristikat e rralla të cilat i janë në dispozicion opinionit, është se Type-001A në lundrimet zyrtare do të mund të bartë 40 bombardues J-15.

Krahas Kinës, edhe vetëm gjashtë shtete tjera në botë, kanë në inventarin e forcave të armatosura avionmbajtës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit