Komandati Suprem: Kosovë Urime Ushtria!

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, Komandati Suprem i Forcës së Kosovës, sot në Kazermën”Adem Jashari”, ka inspektuar pjesëtarët e saj, vetëm pak orë para se kjo forcë të zyrtarizohet Ushtri e Kosovës.

Duke, folur para ushtarëve, Presidenti Thaçi, me emocion ka kujtuar se ky fundvit për vendin do të jetë i veçantë, sepse Kosova po themelon ushtrinë.

“Jam i lumtur që sot në këtë fundvit festiv të jem me ju. E di që ju ushtarë të nderuar këtë vit po e përjetoni më ndryshe dhe me emocione, kanë mbetur vetëm edhe disa orë deri tek vendimi i shumëpritur, themelimin e ushtrisë”, është shprehu Thaçi duke kujtuar se  ka kaluar kohë e gjatë dhe falë punës së të gjithë pjesëtarëve, institucioneve, ndihmës së miqve , mbështetjes së popullit Kosova po formon ushtrinë

Ai ka theksuar se Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme që ti shërbejë kultivimit të paqes në vend, rajon dhe kudo në botë.

“Është meritë e juaja, meritë e  çdo qytetari të Kosovës, prandaj sot çdo qytetar i vendit duhet të ndihet krenar. Jam në mesin tuaj që t’ju falënderoj në emër të qytetarëve dhe institucioneve. Kosovë urime ushtria!…”, u shpreh Thaçi.

Presidenti Thaçi, ka shtuar më pas se këta djem dhe vajza do të kenë mandat të ri, mision të ri si Ushtria e Kosovës.

“Do të shërbeni, mbroni me dinjitet e krenari pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Zhvillimi i ushtrisë së Kosovës është i veçantë dhe i ndryshëm nga ushtritë e shumë shteteve të tjera. Populli ynë e krijoi ushtrinë para se të fitojë lirinë, pavarësinë dhe shtetin. Ushtria e Kosovës do jetë ushtri multietnike, dhe sot, nesër dhe përgjithmonë i tërë populli i Kosovës shikon nga ju”, ka thënë  Thaçi.

Ai ka thënë se ky ishte një proces me hapa të gjatë dhe të mundimshëm, por gjithmonë i orientuar drejt arritjes së një qëllimi të qartë, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ai ka shtuar se si komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës them se kjo forcë është dhe do të mbetet krenaria jonë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit