Bashkim Ramosaj ka 10 ditë që ka filluar dhe zyrtarisht punën e tij si kryetar i komunës së Deçanit, pasi u zgjodh i pari në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale.
Megjithatë, ajo që ka ndodhur sot është ndoshta për t’u befasuar në Kosovë.
Të gjithë kundër-kandidatët e tij nga partitë e tjera janë bashkuar dhe i kanë shkuar atij për vizitë në zyrën e tij në Kuvendin Komunal.
Këtë e bëri të ditur vet Ramosaj i cili tha se ndihej i nderuar për këtë vizitë, gjatë të cilës ia uruar fitoren dhe detyrën e re si kryetar komune.
Sigurisht, që kjo është një shembull për të gjithë në Kosovë dhe një rrugë e drejt për bashkëpunim edhe pse kandidatët e tjerë kanë humbur postin e të parit të komunës, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Sot më nderuan me vizitë ish kandidatët për Kryetar :
z.Mal Lokaj-LDK,
z.Zekë Sinanaj-VV,
z.Blerand Kadrijaj-PDK,
z.Shkodran Imeraj-NISMA, të cilët më uruan për fitorën dhe detyrën e re si Kryetar i Komunës.
Duke i falenderuar për fushatën dinjitoze që kemi realizuar, shpreha vullnetin tim për bashkëpunim në zhvillimin e qytetit tonë./Kosova Post/