Konferencë në Zagreb: Muslimanët dhe Islami janë pjesë themelore e Europës

Mos i humb

Në qendrën Islamike në Zagreb të Kroacisë ka filluar konferenca dyditore “Bashkësitë muslimane në Europën Lindore, të drejtat dhe detyrimet”, në organizim të Këshillit Botëror të Bashkësive Islame dhe Bashkësisë Islame të Kroacisë, duke bërë bashkë përfaqësueseit e bashkësive islame të 27 shteteve të rajonit, Europës dhe botës.

Myftiu i Zagrebit, njëherësh kryetar i Bashkësisë Islame të Kroacisë, Aziz Hasanoviq, tha se aktualisht ka shumë sfida me të cilat përballet Europa dhe komunitetet muslimane, si dhe shtoi se udhëheqësit janë ata të cilët duhet të gjejnë rrugët më të mira.

“Nga këtu do të prezentojmë modelin e Republikës së Kroacisë e cila trajton në mënyrë të barabartë para ligjit të gjitha fetë, forcon mirëbesimin e ndërsjelltë, nxit dijalogun e komuniteteve fetare, si dhe mundëson arsimim institucional për të gjithë”, tha Hasanoviç, duke shtuar se përmes edukimit cilësor hiqen paragjykimet për Islamin.

Hasanoviç përkujtoi se në këtë ditë, 27 vjet më parë, Republika e Kroacisë u pranua ndërkombëtarisht si shtet, duke thënë se 1.180 muslimanë kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Kroacisë.

Ministri i Drejtësisë, njëherësh kryetar i komisionit për Marrëdhënie midis Bashkësive Fetare, Drazhen Boshnjakoviç, nga ana e tij tha se konferenca po mbahet në një kohë që shpesh karakterizohet me keqkuptime midis grupeve të ndryshme, ndonjëherë me pasoja tragjike.

Ai kujtoi se dy vite më parë, Kroacia shënoi njëqind vjetorin e Islamit institucional.

“Jemi në kërkim të mënyrave për paqe, bashkëjetësë, paqe me veten dhe me të gjithë të tjerët”, tha Bosnjakoviç.

Në hapjen e konferencës foli edhe kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, i cili në fjalën e tij tha se Kroacia dhe Zagrebi kanë mbajtur marrëdhënie të ngushta me Bashkësinë Islame, për të shtuar se muslimanët janë një element përbërës i shoqërisë dhe shtetit kroat, gjë që nuk është në shumë pjesë të tjera të Europës.

Në konferencë foli edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Botëror të Bashkësive Muslimane, Mohammed Bechari, ndërsa ndër temat kryesore të saj është edhe debati mbi grupet ekstreme në rajon do cilat rekrutojnë bashkëmendimtarët, si dhe edukimi në institucione të mirënjohura si një çelës për të parandaluar zhvillimin e ekstremizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit