Konfirmohen 23 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit

Mos i humb

​Ekonomia e Kosovës tkurret rreth 6 %, vonesa për rimëkëmbje kolapson vendin

Ekonomia e Kosovës tkurret 5.9 përqind dhe çdo ditë vonesë e realizimit të planit të rimëkëmbjes do të ndikojë në thellim të...

Ndarja e SHBA-së nga OBSH-ja do të zgjasë 1 vit

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se ndarja e SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të zgjasë për 1...

Ahmetaj inspekton ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në Vorë: Javën që vjen, nisim ndërtimin e banesave private…

Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ditën e sotme ka inspektuar punimet që po bëhen në shkollën 9-vjeçare në Ahmetaq të Vorës.

Rama : Vendi s’ndahet ‘mçeftas’, ku do e fuste Thaçi, në bagazh?!

Kryeministri Edi Rama deklaroi se politika shqiptare nuk duhet të presin që një ditë presidenti i Serbisë të njoh pavarësinë e Kosovës....

Vijon të jetë i lartë numri i të infektuarve në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 23 persona, duke e çuar në 1099 numrin total të të infektuarve.

Sipas MSH, rastet e reja janë në disa bashki të vendit, si në Tiranë, Mat, Lushnje dhe një rast i ri në Durrës, duke zgjeruar kështu hartën e infektimeve.

Deklarata e plotë e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 23 raste të konfirmuara pozitive, 12 prej të cilave në Tiranë. 8 janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe 4 janë raste të reja në proces hetimi.

Nga hetimi i thelluar epidemiologjik në QSUT, ku jane testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik mbi 1.5 metër. Kur nuk arrihet distancimi fizik përdorimi i maskës është i domosdoshëm. Ruani etiketën respiratore. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit. Masat e higjienës personale duhet të kombinohen me larjen sa më të shpeshtë të duarve për më shumë se 20 sekonda. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz dhe kujdesuni për të moshuarit.

Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes prandaj telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Turqia kritikon vendimin ushtarak të SHBA-së për Qipron greke

Turqia kritikoi SHBA-në të mërkurën për përfshirjen e Qipros greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak.

Medikamenti i ri rus, vret 77,5% të virusit në 5 ditët e para

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar duke rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes...

Erdoğan me video-mesazh do të marrë pjesë në programin përkujtimor të Gjenocidit të Srebrenicës

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, me anë të një video-mesazhi do të marrë pjesë në programin përkujtimor me rastin e 25...

Transporti publik: Veliaj na premtoi heqje taksash, pastaj na solli zarfin

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë për media këtë të enjte, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë...

Hapet gara për rrugën “Milot-Fier” me koncension deri në 2024

Hapet gara e koncesionit për rrugën ‘Milot-Thumanë-Kashar-Fier’, kostoja koncensionare e të cilës përllogaritet të jetë 1.118 miliard euro, ndërsa kohëzgjarja e koncensionit...