Konstituimi i Këshillit Bashkiak, PD nis protestën në Shkodër

Mos i humb

Turqi: Shkon në 162 mijë numri i të infektuarve, mbi 4 mijë të vdekur nga Covid-19

Turqia konfirmoi 1.141 raste dhe 28 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 162.120 numrin e përgjithshëm...

Balla në Elbasan: Në gjithë qarkun u mbështetën 2947 biznese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga deputetët e Qarkut të Elbasan dhe Kryetari i Bashkisë, Gledian...

Kosovë : Janë rregjistruar në 24 orë 6 raste të reja me COVID-19 dhe 12 të shëruar

DYMBËDHJETË TË SHËRUAR DHE GJASHTË RASTE ME COVID-19! Sot më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Soreca: E rëndësishme që ka përparim, ftojmë palët të vijojnë punën deri në marrëveshje

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me reformën zgjedhore. Përmes një reagimi në Twitter...

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka nisur në këto momente protestën në qytetin e Shkodrës. Mbështetësit e opozitës  janë mbledhur para prefekturës së qarkut, ndërsa kërkojnë që të mos konstituohet Këshilli Bashkiak, pasi sipas tyre, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin legjitime. Partia Socialiste ka ndryshuar vendin dhe orën e mbledhjes, e cila ka si rend dite betimin e anëtarëve të bashkisë.


Edhe pse ishte parashikuar që mbledhja të mbahej në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Partia Socialiste ka ndryshuar kurs duke vendosur që këtë mbledhje ta mbajë në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Universitetit në orën 11:00, me qëllim evitimin e ndonjë përplasjeje të mundshme mes mbështetësve partiakë.

Gazetari i “BalkanWeb”, Senad Nikshiqi raportoi nga qyteti verior se në mbështetje të protestuesve janë edhe ish-deputetë të PD, si dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi. Kjo rezistencë e opozitës vjen menjëherë pas  dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili sipas selisë blu rezulton i dënuar në Itali për trafik droge dhe si rrjedhojë është subjekt i dekriminalizimit.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...