Kryeministri i thotë komandantit të FSK-së: Mos dil shumë në media!

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka thënë Komandantit i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rames që të mos të flas shumë në media, por të punoj, ngase siç tha ai Kosova ka djem të ri që e duan punën dhe mund ta zëvendësojnë Kolonel Ramën.

“Rama sa më pak të bëhet subjekt i medieve. Nëse mendon që nuk mundet me punuar, kemi djem të ri boll që e duan atë punë. Nuk ka arsye komandanti me dal ne media. Komandanti le të punon,” ishte ky mesazhi i Haradinajt që i dërgoi kolonel Ramës.

I gjithë ky reagim duket se erdhi pasi që Komandanti i Sigurisë, Rrahman Rama, kishte zgjedhur që përmes një letra ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit