KUJDES NGA SMIRA! Nga: Ledian Cikalleshi

Mos i humb

Smira (xhelozia) është një sëmundje e zemrës e cila prek çdo njeri. Shërimi i saj bëhet me përkujtimin e ajeteve, haditheve dhe mos-përligjien e kësaj ndjeje në vetvete. Aq e dëmshme është kjo ndjenjë sa Kur’ani na mëson ti lutemi Allahut të na mbrojë “…Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron. (Felek, 5)

“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? ” (Nisa; 54)

“Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë; Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime.” (Zuhruf; 32)

Pejgamberi (s.a.v), ka thënë: “Ata janë armiq të bujarisë së Allahut.” Ata pyetën: “Kush janë ata?” Pejgamberi (s.a.v), tha: “Ata që i urrejnë njerëzit për atë që Allahu i ka dhënë atyre nga bujaria e Tij.” (Transmeton Teberaniu)

Pejgamberi (s.a.v), ka thënë: “Keni kujdes xhelozinë, ajo vërtetë shkatërron veprat e mira siç zjarri shkatërron drunjtë.” (Transmeton Ebu Davudi)
Nga: Ledian Cikalleshi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit