Kundërshtohet kalimi i qytetit Moutier nga Kantoni i Bernës në atë të Juras

Mos i humb

Pak muaj më parë kishte hyrë në fuqi vendimi për kalimin e qytetit Moutier nga Kantoni i Bernës në Kantonin Jura. Ky ndërrim kantonesh qe bërë i mundur mbi bazë të një referendumi, në të cilin një shumicë e ngushtë e qytetarëve kishin votuar për ndërrim. Moutier është qendër regjionale e asaj që quhet “Jura e Bernës”, regjion ky frankofon që kufizohet me kantonin Jura por i takon Kantonit të Bernës.

Rivalitetet në mes të atyre që synonin ndërrimin dhe atyre që ishin kundër, kanë qenë gjithmonë të ashpra e të mëdha. Edhe epërsia e fituesve ka qenë shumë e ngushtë kështu që pala humbëse ka vazhduar të shprehë pakënaqësinë në mënyra të ndryshme.

Në këtë vazhdimësi, kohëve të fundit është krijuar një komitet i ri i cili po lufton kundër bashkimit të qytetit Moutier me Kantonin e Juras.

Anëtarët e komitetit prej pesë anëtarësh thonë se përfaqësojnë 48.3% të qytetarëve të cilët në referendumin e mbajtur në qershorin e kaluar kishin votuar kundër ndërrimit të kantonit, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, sipas tyre, ndërkohë edhe shumë nga mbështetësit e atëhershëm të kalimit në kantonin tjetër, kanë ndryshuar qëndrimin. Kështu, qyteti është i ndarë në dysh.

Po kështu, janë ende një numër ankesash që e kontestojnë rezultatin e referendumit të qershorit. Ndonëse anëtarët e komitetit nuk kanë pasur vërejtje konkrete në këtë kontekst, ata kanë thënë se do t`i përdorin të gjitha mjetet demokratike, politike dhe juridike për kauzën e tyre./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit