Ky është djali i deputetit që humbi jetën në aksidentin e mbrëmshëm në Maqedoni

Mos i humb

Jovica Trpevski është djali i deputeti të LSDM-së i cili humbi jetën mbrëmë pas rrokullisjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë.

Ai ka qenë në autobus bashkë me 15 udhëtarët tjerë që kanë humbur jetën e ku mbi 30 kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga LSDM-ja konfirmuan se 25-vjeçari Jovica Trpevski, biri i deputetit nga kjo parti, Blagojce Trpevski ka humbur jetën gjatë rrokullisjes së autobusit.

Nga gjithësejt 32 të plagosurve që po hospitalizohen në “8 Shtatori”, katër janë në gjendje kritike dhe në gjendje serioze janë edhe dy persona tjerë që janë shtruar në spital në Qendrën e Emergjencave, përcjell insajder.

Ndryshe sot në Gotivar, këshilli komunal do të mbajë mbledhje komemorative për nderë të viktimave ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit